Vaksina kundër COVID-19/ SHBA premton 300 milionë doza deri në janar

Muajin e kaluar, qeveria amerikane nisi ‘Operacionin Warp Speed’ për të ndjekur me shpejtësi prodhimin e një vaksine kundër koronavirusit në Amerikë.

Një zyrtar qeveritar i përfshirë në projekt ka treguar disa nga hapat drejt vaksinimit në revistën ‘Science Magazine‘.

Administrata Trump po planifikon të sigurojë fonde të pakufizuara dhe burime të tjera për tetë vaksina, kështu që testimet njerëzore mund të nisin në korrik.

Asnjë kandidat nga Kina nuk do të merret në konsideratë.

Ata shpresojnë të kenë 100 milionë doza në dispozicion deri në nëntor 2020 dhe 200 milion shtesë deri në janar 2021.

Disa ekspertë të vaksinave dhe shëndetit janë të shqetësuar se ‘Operacioni Warp Speed’ do të çojë më shumë në konkurrencë, sesa në përpjekje të përbashkëta midis kompanive që studiojnë kandidatët e mundshëm për vaksina.

Sipas BioWorld Aktualisht, 105 vaksina të koronavirusit janë në zhvillim.