Greqia hap plazhet më 16 maj, ja rregullat që duhet të dine edhe pushuesit shqiptarë

Greqia ka vendosur hapjen e 515 plazheve të organizuara të vendit nga e shtuna, 16 maj. Plazhet e organizuara do të funksionojnë nën disa kushte.

Disa prej tyre kanë të bëjnë me fazat e regjistrimit, përcaktimi i numrit të pushuesve në zona të  caktuara, largësia etj

Pushuesit do të regjistrohen që në hyrje

-Numri maksimal i plazhistëve është 40 persona për 1000 metër katrorë

-Distanca minimale midis akseve të ccadrave është vendosur në 4 metra, ndërsa distanca minimale prej 1 metrash midis perimetrit të hijes së dy çadrave

-Në çadra do të jenë dy shezllonge, me përjashtim të familjeve me fëmijë të mitur.

-Do të shiten vetëm produkte të paketuara

-Ndalohet shitja e pijeve alkoolike.

-Nuk do të ketë tryeza në lokale

-Punonjësit do të mbajnë maska

-Stafi i plazhit duhet të dezinfektojë krevatët e diellit apo karriget për çdo klient.Gjithashtu  duhet të dezinfektojnë rregullisht ambientet sanitare.

-Sportet ekipore me kontakt fizik janë të ndaluara.