Lewandowski e zbulon: Ky lojtar do të na forconte shumë nëse transferohet tek Bayerni!

Robert Lewandowski ka thënë se Leroy Sane mund të ndihmonte shumë Bayern Munichun.

Prej kohësh bavarezët po monitorojnë situatën e mesfushorit gjerman, por Manchester City kërkon jo më pak se 100 milionë euro.

Skuadra gjermane nuk është e gatshme që të paguajë atë shumë, por tani vlera e lojtari ka rënë shkaku i koronavirusit dhe lëndimit që kishte në fillim të sezonit.

“Ka shumë spekulime. Unë mund të them vetëm se ai është një lojtar i mrekullueshëm dhe që me cilësitë e tij do na ndihmonte shumë. Me kualitetin e tij do të na forconte shumë”, ka thënë polaku.

“Jo vetëm në Premier League dhe në Ligën e Kampionëve, por ne e kemi parë atë çfarë ka bërë edhe te Schalke.”, ka shtuar më tej ai.