EMRI/ Arrestohet shqiptari pjesë e një bande kriminale, jepnin hua në kohë pandemie

Arrestohen 6 anëtarët e një bande kriminale në Asti, mes tyre një shqiptar, pasi jepnin hua duke përfituar nga kriza financiare e koronavirusit dhe në këmbim ata merrnin dyfish para më shumë.

Banda vepronte duke  huazuar një shumë dhe duke kërkuar dyfishin e saj si kthim, edhe duke i kërcënuar personat. Ata gjithashtu kishin pasuritë e tyre, automjetet të regjistruara dhe lëshonin çeqe bankare.

Sipas medias së huaj, të arrestuarit janë Emanuele Lo Porto, 60 vjeç, i dënuar më parë, Antonietta Cestari, 56 vjeç, Riccardo Lo Porto, 27 vjeç, Emanuel Olivieri 35 vjeç, Rosa Vinotti 53 vjeç dhe shqiptari Kreshnik Nikolli 44 vjeç. Gjithashtu dy shqiptarë të tjerë E. V., 40 vjeç dhe E. V., 33 vjeç, kanë marrë masën e detyrim paraqitjeje.

Banda vepronte duke  huazuar një shumë dhe duke kërkuar dyfishin e saj si kthim, edhe duke i kërcënuar personat. Ata gjithashtu kishin pasuritë e tyre, automjetet të regjistruara dhe lëshonin çeqe bankare.

Policia ka sekuestruar një pasuri që kapte vlerën e 269 mijë euro, përfshirë llogari rrjedhëse dhe ora të tipit Roleks, të cilat janë ndër më të shtrenjtat në botë.

Të arrestuarit kishin krijuar një 'sistem paralel bankar', përmes të cilit jepnin kredi në kohë të virusit, duke bashkëpunuar me qarkun zyrtar të operuar nga një grup njerëzish të njohur tashmë në kronikat e qytetit.

Operacioni ende nuk ka përfunduar sepse kërkime të shumta janë ende në zhvillim e sipër në shtëpi, kompani dhe në një qendër sportive në Asti.

Transaksione të shumta të dyshimta janë gjurmuar te të dyshuarit në fluks të rrjedhshëm financiar, të cilat gjithmonë karakterizoheshin nga një përdorim masiv i tërheqjeve dhe pagesave të parave të gatshme, madje edhe të shumave të konsiderueshme.