Babai abuzoi me vajzën/ Nëna flet për SYRI TV: Ja si ndodhi ngjarja

Policia arrestoi sot një 37-vjeçar nga Maliqi i Korçës, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht të bijën. I arrestuari është 37-vjeçari Redolf Merolli.

Ai është denoncuar nga e bija 18-vjeçare. Ajo thotë se babai i ka kërkuar që të kryenin marrëdhënie, ndërsa bisedën e ka regjistruar dhe e ka dorëzuar si provë në polici.

Ndërkohë nëna e vajzës ka dhënë një intervistë për SYRI TV. Ajo ka treguar detajet e ngjarjes së rëndë.

“Më kërkoi vajza të shkonte te i ati. I thashë mirë, se unë kam një vit që jam larguar prej atij.

Vajti atje, duke menduar se është te i ati. Të nesërmen në mëngjes, kur po shkoja për punë, më merr një shoqja e vajzës dhe më thotë që xhaxhi Rodolfi ka bërë këto veprime. Nuk e besoja.

Kam ardhur në shtëpi, kam marrë vajzën, e kam çuar në polici. I sqaruam gjërat në polici. U japim edhe regjistrimeve, se shyqyr zotit e kishte regjistruar, çfarë nuk i kishte thënë, edhe ta kishte grua nuk ishte shprehur ashtu.

Unë kam njëzet vjet më atë burrë. Mund të kem bërë dy herëdenoncim për të. Konsumonte shpesh hashashin. Nuk kishte rrugëzgjidhje, më godiste, godiste edhe fëmijët. Kam një vit që jam larguar, por letra divorci nuk kam bërë se nuk kam letra.

Nëse ai lirohet, ne do jemi të vdekur prej atij. Ose do e bëj vetë vrasjen, ose të më vrasë ose ta vras,” tha ajo.