Shevchenko dëshiron stolin e Milanit: Është një nga ëndrrat e mia!

Trajneri  i Ukrainës dhe ish-futbollisti legjendar i Milanit - Andriy Shevchenko tha se një ditë ai dëshiron të rikthehet te kuqezinjtë në rolin e trajnerit.

Shevchenko është sulmuesi më i suksesshëm që ka pasur Milani në 25 vitet e fundit, duke shënuar 175 gola në fanellën e tyre.

43 vjeçari me kombëtaren ukrainase,  ka siguruar  kualifikimin në EURO2020.

“Tani për tani, gjëja më e rëndësishme është të tentohet të përfundohet sezoni”, ka deklaruar Shevchenko.

“Çdo lojtar duhet të jap gjithçka për të përfunduar sezonin. Pas kësaj, ne do të shohim se çfarë do të ndodh në të ardhmen dhe çfarë do të ketë Milani i ardhshëm”.

“Dua të kthehem një ditë te Milan në rolin e trajnerit. Milan gjithmonë do të jetë në zemrën time, kam një dashuri të madhe për tifozët e tyre”.

" Le të shohim se çfarë do të ndodh, por një nga ëndrrat e mia është të kthehem në Milano si trajner. Megjithatë për momentin, unë mendoj vetëm për Ukrainën. Unë jam i përqendruar te ekipi kombëtar," tha Shevchenko.