FOTO/ ‘Enver Hoxha o by…. France’, si përfundoi në burg fieraku që ‘sfidonte’ diktatorin përpara 1 Majit

Nga Kastriot Dervishi

Ajo që përflitej në popull për karakterin e Enver Hoxhës, kanë frymëzuar një qytetar që në urrejtjen e ligjshme të jetën mizerje që po kalonte ta shfrynte në formën e traktit. Në qendër të kësaj këtij dufi ishte jeta e diktatorit në Francë në vitet e rinisë. (Më parë, Aleksandri ishte arrestuar më 11.7.1975 dhe ishte dënuar nga Gjykata Popullore e Fierit me vendimin nr.325, datë 3.11.1975 në batë të nenit 73 të Kodit Penal për agjitacion e propagandë me 7 vjet burgim).

Ai u arrestua më 30.4.1988 në qytetin e Fierit. Nuk pranoi akuzat e ngritura në bazë të nenit 55 të Kodit Penal dhe në gjyq kërkoi pafajësi. Me vendimin nr.169, datë 12.8.1988, Gjykata Popullore e Rrethit Fier e deklaroi fajtor dhe e dënoi me 10 vjet burgim. Ndër të tjera në dënim thuhej:

“I pandehuri, i vendosur në vendimet e tij antisocialiste e kriminale, filloi që ta shprehë haptazi urrejtjen ndaj partisë e sidomos udhëheqësit të paharruar të saj e të popullit tonë, shokut Enver Hoxha, duke shkruar parulla të ndryshme nëpër pallatet e qytetit të Fierit. Këtë veprim ai e bërë pikërisht një ditë para festës së 1 majit, me qëllim për të krijuar e nxitur urrejtje në masat tona punonjëse ndaj themeluesit të partisë”.