VIDEO/ ‘Drogë e pastër …’ Dy vëllezërit shqiptarë arrestohen brenda makinës luksoze, momenti i ndalimit nga policia

Mediat e huaja kanë publikuar pamjet filmike të momentit të arrestimit të dy shqiptarëve, brenda makinës së tyre luksoze.

Siç shihet në videon që kanë publikuar mediat britanike, ata kanë ndaluar në një nga rrugët e Londrës, dhe menjëherë ka ndërhyrë forcat speciale të antidrogës.

Të arrestuarit janë dy të rinj nga Elbasani, Mikelian Baca dhe Egli Hazizolli.

Në momentin e arrestimit ata kishin me vete në makinë afro 14 kilogram kokainë të klasit A, e cila po të hidhej në treg kapte shifren e 1.4 milion paund, dhe përveç saj edhe 200 mijë paund cash.

Sipas autoriteteve britanike, të arrestuarit dyshohen se janë pjesë e një grupi të strukturuar kriminal, rrënjët e të cilit ndodhen në qytetin e Elbasanit, megjithatë akuzat nuk janë pranuar nga asnjë prej tyre.

Në rrëfimin e tyre në polici ata janë shprehur se ishin thjesht transportues të kokainës megjithatë nuk është bërë me dije asnjë detaj tjetër se ku furnizoheshin dhe ku e shisnin “mallin”.

 “Provat që kishim kundër Bacës dhe Hazizollit ishin aq të forta saqë ata nuk kishin zgjidhje tjetër veçse të pranonin fajësinë”, tha kryeprokurori i antidrogës Irfan Khalifa.

Mikelian Baca, 26 vjeç dhe Egli Hazizolli, 24 vjeç, të dy nga Mortimer u shpallën fajtor nga Gjykata e Harrow Crown më 6 maj për “Posedim dhe tentativë shitje droge klasi A” dhe “Pastrim parash”, ndërkohë që dënimi për ta do të jepet më 1 qershor.