'Ja çfarë bën Dvorani kur është i lirë'/ Grafikat që po bëhen virale

Një ditë më parë, një sondazh zbuloi se shqiptarët nuk kanë besim te reforma e re në drejtësi. E nisur katër vjet më parë, ajo nuk ka dhënë fryte dhe e ka lënë vendin pa gjykatat kryesore.

Për më tepër, shqiptarët besojnë se reforma është selektive, sa për 'sy e faqe' dhe nën ndikim politik.

Këto ditë ndërkohë, disa punime të artistit Avni Delvina janë bërë virale në rrjetet sociale. Delvina ka ‘shënjestruar’ pikërisht Gjykatën Kushtetuese, e cila nuk funksionon prej vitesh.

Në njërën prej tyre shihet Ardian Dvorani teksa kolovitet para Gjykatës Kushtetuese. “Ja çfarë bën Dvorani kur është i lirë,” shkruan Delvina.