Adrien Rabiot ironizon me lajmet se nuk dëshiron të kthehet në Itali

Pas lajmit të dhënë nga mediat italiane se Adrien Rabiot kishte refuzuar të kthehej në Itali duke kundërshtuar kështu shkurtimin e pagës së tij për shkak të krizës financiare të shkaktuar nga koronavirusi, ka reaguar edhe vetë futbollisti francez me anë të rrjetit social Instagram.

Rabiot ironizoi lajmin e “La Stampa” duke shkruar: “Kur kupton se ishte dita e fundit e …grevës”, ndërsa këtë koment e shoqëroi dhe me një postim ironizues duke i krahasuar mediat me një ilaç që nuk duhet konsumuar.

“Gazeta-Televizioni, mos e përtypni”, shkruan Rabio.

Juventusi i ka hequr Rabiosë një pjesë nga paga vjetore  në mënyrë që të mbulojë kostot e krijuara nga dëmi financiar prej ndërprerjes së kampionatit nga pandemia e koronavirusit.