Raportohen 6 raste të reja dhe 3 vdekje nga koronavirusi në Kroaci

Kroacia ka regjistruar edhe gjashtë persona me sëmundjen COVID-19, që e shkakton koronavirusi i ri.

Numri i përgjithshëm i të infektuarve në këtë vend ka arritur në 2,213, ka njoftuar ministri i Shëndetësisë së Kroacisë, Vili Berosh, raporton Rel.

Gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar tre të vdekur, një grua 93 - vjeçare në Split, një grua 84 - vjeçare në Koprivnica dhe një burrë 83 - vjeç në Zagreb.

Numri i përgjithshëm i vdekjeve në Kroaci është 94.

Ministri Berosh bëri të ditur se aktualisht në spitale janë të shtrirë 150 persona.