Rritje e lehtë e vdekjeve në Itali/ Konfirmohen 195 viktima në 24 orë

Emergjencat Civile në Itali kanë publikuar bilancin e viktimave gjatë 24 orëve të fundit nga koronavirusi, duke bërë të ditur se ka pasur një rritje të numri të personave që kanë humbur jetën. Gjatë 24 orëve të fundit kanë ndërruar jetë 195 persona të prekur me Covid-19, 23 më shumë se një ditë më parë.

Numri i viktimave nga virusi në Itali shkon në 31,106.

Numri i të infektuarve është rritur me 888 gjatë ditës së sotme, ku në total janë prekur 222,104 persona.

Pozitive janë dhe shifrat e personave të shëruar ku sot 3,502 persona kanë lënë spitalet. Në total janë shëruar mbi 112 mijë persona.