FOTO/ Katër të plagosur, një i vdekur, ja çfarë ndodhi me furgonin

Policia e Elbasanit ka dalë në një informacion paraprak lidhur mbi aksidentin e rëndë të ndodhur në orët e pasdites në Gramsh, ku humbi jetën një persona dhe mbetën të plagosur 4 të tjerë. Sipas saj, aksidenti erdhi pas një defekti teknik.

Gramsh/ Informacion paraprak

Rreth orës 16:20, në fshatin Kabash, Gramsh, automjeti tip mikroautobuz që drejtohet nga shtetasi B.Ç., banues në fshatin Poroçan, Gramsh, si pasojë e një difekti teknik  ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka humbur jetën shtetasi A.Ll., rreth 35 vjeç, si dhe janë plagosur 4 pasagjerë, të cilët po transportohen me autoambulanc për në Spital.

Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po vijon puna  për zbardhjen e shkakut të aksidentit.