Veliaj vazhdon provokimet ndaj TK. Dërgon forca të shumta policore...

Policia Bashkiake ka mësyrë këtë pasdite me forca të shumta në Teatrin Kombëtar, ku janë pritur nga aktivistët për Mbrojtjen e Teatrit.

Pas një debati verbal me këta aktivistë, të cilët u kanë kërkuar arsyen e mbërrritjes në këtë insttucion, efektivët bashkiakë pa dhënë shumë sqarime, kanë vendosur në derën e institucionit një letër, ku bëhet me dije se tani e tutje ky institucion i kalon në varësi Bashkisë së Tiranës dhe nuk është më pronë e Ministrisë së Kulturës, bazuar në vendimin e fundit të qeverisë.

‘Në bazë të vendimit nr. 15 3037 /1 të datës 12,.5 2020 për marrjen në dorëzim të pasurisë 1/ 241 ZK 5380, Teatri Kombëtar.

Inspektori Elton Dermishi, prezent edhe inspektori Kujtim Llapaj’- shkruhet në shkresën e vendosur në derën e TK-së.