Spanja drejt përmirësimit/ Raportohen 184 viktima nga koronavirusi në 24 orë

Prej më shumë se një jave, Spanja shënon ulje të numrit të viktimave nga COVID-19.

Në 24 orët e fundit u regjistruan 184 viktima ku gjithsej, 27,104 persona kanë humbur jetën me virusin.

Është ulur ndjeshëm dhe numri i të infektuarve gjatë kësaj kohe ku raportohen 439 raste të reja me një total prej 228,691 të infektuar.

Këtë të mërkurë, 1,843 persona kanë lënë spitalet ku në total 140,832 persona kanë fituar betejën me koronavirusin.

Gjatë seancës parlamentare ditën e sotme, Presidenti Pedro Sanchez u ka kërkuar të gjitha forcave politike për tu bashkuar në këtë luftë kundër virusit.

"Ne duhet të bashkohemi dhe të lëmë më një anë konfrontimet politike" - shprehet Sanchez.