FIFA merr vendim, anulon gjithë çmimet e edicionit 2019-2020

Ky sezon futbollisti pritet të mbyllet në mënyrë të pazakontë, për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Ditën e sotme, është vendosur nga FIFA që të anulohet ceremonia e dhënies së çmimeve për këtë edicion.

Organi më i lartë qeverisës I futbollit nuk e sheh të arsyeshme të zgjidhen më të mirët e një sezoni të tillë, ku disa prej kampionateve janë mbyllur dhe të tjerë janë në dyshim.

Duke qenë se sezoni 2019-2020 nuk do të shpallë më të mirin, Lionel Messi do të vazhdojë të jetë mbajtësi në fuqi i çmimit “FIFA Best Player”.

Ky është një nga eventet e shumta që ky organ ka anuluar, teksa e vetmja, që pritet të shpëtojë do të jetë Kupa e Botës për klube, e parashikuar të luhet në muajin dhjetor në Arabinë Saudite.

Mbetet për tu parë se ç’do të ndodhë me eventet e UEFA-s, që çdo vit në ceremoninë e shortit të Champions League në muajin gusht, jep edhe çmimin e lojtarit më të mirë në Europë. Gjithashtu, do të duhet të presim për të mësuar fatin e ceremonisë së “Topit të Artë”, të organizuar çdo vit nga revista e famshme “France Football”.