Raporti i BERZH/ Zhupa: ‘Kllouni’ doli sërish zbuluar, vendi do ketë krizën me të thellë ne rajon

Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, duke publikuar edhe njëherë raportin e BERZH, ku Shqipëria do të ketë krizën më të thellë në rajon me -9% rënie, shkruan ndër të tjera se ky raport nuk bën gjë tjetër vetëm sa nxjerr zbuluar ‘kllounin’ në krye të qeverisë.

‘Të fundit në rajon për paketën ekonomike, të fundit për mbështetjen ndaj qytetarëve dhe biznesit, por të parët për papunësinë dhe rënien ekonomike.

Për 7 vjet me radhë, RAMAVIRUSI e ka gërryer ekonominë dhe mirëqenien e shqiptarëve. Pandemia ekonomike ka nxjerrë lakuriq RAMAVIRUSIN dhe gjithë korrupsionin, mashtrimet dhe dështimet e tij në kurriz të shqiptarëve.’