Ngjarja e rëndë/ 14 vjeçarja i jep fund jetës ditën e fejesës së motrës, ja çfarë thonë të afërmit

Një ngjarje e rëndë u raportua ditën e djeshme në fshatin Qenam të Tiranës.

Një vajzë 14-vjeçare u gjet e vetëvarur në banesën e saj.

Fillimisht u tha se trupit të saj po i bëhej ekspertiza, pasi dyshohej për shenja dhune, ku u tha edhe për përdhunim.

Mirëpo ditën e sotme një i afërm i familjes ka shkruar për redaksinë e JOQ, ku shprehet se nuk ka asnjë ekspertizë për të miturën.

Dyshimet për përdhunim janë të pavërteta dhe se vajza është varrosur ditën e djeshme.

Ai tregon se nuk dihen ende shkaqet për vetëvrasjen tragjike.

I afërmi shton se atë ditë, motra e saj fejohej dhe familja kishte shkuar tek krushqit.

Mirëpo 14-vjeçarja nuk kishte shkuar, pasi do të kujdesej për vëllain e vogël.

Ajo thjesht kishte kërkuar një foto të çiftit dhe më pas kishte kryer aktin e rëndë.

I afërmi shkruan: Prsh joq asgj nuk esht e sakt ajo esht vetvrar por as perdhunuar e as shenja dhune ska pas. Nuk ka pas ekspertiz, eshte varrosur dje. Dje esht fejuar motra e saj. Dhe ajo ka pas qef qet shkoj me to kur kan qen tu shku ke miqt. Kto i kan then se duhet te qendroj ne shtepi qe te mbaj vellain e vogel dhe ms t lejn shtepin vetem.

Dhe kjo ju ka thn qe kurt shlojn atje ti drg nje foto te çiftit. Dhe kto ja kan drg. Kur kan erdh ne shtepi kan pyt perte femijet ikan then qe esht mrapa shtepie duke i dhen uj qenit e kafsheve tjera. Dhe t ishte perdhonuar apo dhunuar sic thot personi qe ju ka shkrujt juve do ishin ber shum ekspertiza. Dhe per kto qe them jam i sigurt se jam i afert shum me familjaret.