VIDEO/ 30 vite nga 'shkelmi i Boban' mbi policin, ngjarja që shënoi shpërbërjen e Jugosllavisë

Dita e sotme shënon  30 vjetorin e një ndeshje që nuk u luajt kurr. 13 maj 1990. Në Zagreb vijnë të luajnë rivalët serbë te Crvena Zvezda-s të Beogradit. Të udhëhequr në tribuna, mes të tjerash, nga famëkeqi Tigri Arkan. Tifozët serbë dogjën Zagrebin përpara ndeshjes.

Një ndeshje që nuk do të niste kurrë: në tribuna ndodhën potere, duke detyruar policinë që të ndërhynte edhe në fushën e blertë për të ndaluar tifozët e dy skuadrave që po grindeshin mes tyre. Grushte, sende të forta, madje edhe disa të armatosur me thika.

Pjesa më e madhe e forcave të rendit kishin ardhur nga Serbia.

Ajo që do të ndodhte atë ditë mbetet edhe sot diçka e pashpjegueshme dhe vështirë e tregueshme. E pamundura, le të themi. Një polic boshnjak, Refik Ahmetovi, hedh në tokë një tifoz të Dinamos dhe nis ta godasë me shkop gome gjithë tërbim.

22-vjeçari, kapiten i Dinamos, pra Zvone Boban, ndërhyn, duke goditur me shqelm policin dhe duke e detyruar të dorëzohet.

Tifozët e Dinamo Zagrebit mbrojnë dhe largojnë talentin e tyre.

Revolta do të mbaronte vetëm në mbrëmje vonë, brenda dhe jashtë stadiumit, me një lumë të arrestuarish (147) dhe plagosurish (138). Boban u ndalua të luaj futboll për gjashtë muaj duke humbur shansin të luaj në Kupën e Botës të vitit 1990 me Jugosllavinë.

Por, ai u bë një hero për shumë njerëz në Kroaci. Shkelmi i tij u bë sebep i nisjes së luftës ngase nga kjo ngjarje, u acaruan raportet politike për të nisur një luftë e përgjakshme më pas.

Kroatët e quajnë shkelmin e Bobanit si “Shkelmi i pavarësisë”. Në fakt, nga ky moment zyrtarisht kishte filluar shembja e Jugosllavisë.