Arrestohet babai, ngacmoi seksualisht vajzën e tij

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Maliq të Korçës.

Babai 37 vjeç mësohet se ka ngacmuar seksualisht vajzën e tij, 18 vjeçe.

37-vjeçari me inicialet R. M., është vënë në pranga nga policia.

Policia Korçë/ Maliq

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Maliq, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit R. M., 37 vjeç, pasi dyshohet se ky shtetas ka konsumuar elementë të veprës penale ‘Ngacmimi seksual’, me vajzën e tij 18-vjeçare.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprime të mëtejshme.