Këshilli politik/ Bylykbashi: Nuk tërhiqemi nga kushtet tona, deklarata e Ramës provokim

Ka përfunduar takimi i sotëm i Këshillit Politik për reformën zgjedhore, ku të pranishëm ishin edhe ekspertët e grupit të punës.

‘Ne nuk tërhiqemi nga kushtet tona. Qëllimi ynë kryesor është zgjedhje të lira dhe të ndershme ashtu siç e meritojnë shqiptarët’, tha gjatë një deklarate për mediat, Oerd Bylykbashi.

‘Gjatë zhvillimeve të sotme, mazhoranca u tërhoq nga qëndrimet e tyre të djeshme të cilat Rama i hodhi si shashka, ai nuk e merr dot as administratën zgjedhore dhe as kolegjin zgjedhor.

Ne nuk do të cedojmë për të siguruar zgjedhjet e lira dhe të ndershme ashtu siç i meriton populli shqiptar.

Në asnjë mënyrë nuk do të lejojmë që reforma të jetë një produkt jo konsensual dhe Rama ta miratoj  në atë palo parlament’, tha gjatë fjalës së tij, Oerd Bylykbashi.

Pjesë nga fjala e Oerd Bylykbashit:

Edi Rama bëri një tentativë për procesin politik dhe teknik. Ne i bëmë të qartë PS-së që kushtet që kemi vendosur me propozimet tona, janë aty, nuk tërhiqemi nga ato, jo vetëm kërkohet vullnet politik që e garanton qeveria transitore dhe Rama në asnjë mënyrë nuk do të ketë mundësi të marrë administratën zgjedhore duke emëruar militantë të veshur si të pavarur nga administrata, po ashtu edhe kolegjin zgjedhor për të vënë vulën.

Opozita jo vetëm nuk do të çedojë në të gjitha garancitë që ndërvite i janë dhënë procesit dhe opozitës, por do i shtojmë garanci të tjerë, që do ta bëjnë më të vështirë manipulimin. Por vullnetin politik e garanton vetëm një qeveri transitore. Shumica u tërhoq nga ato qëndrime që dje Edi Rama bëri. Ai prononcim pikërisht në momentin që Këshilli po fillonte punën, ishte tentativë për ta nxjerrë nga binarët, se nuk i intereson produkti konsensual, do ta miratojë me ndryshimet e tij, që administrata të jetë e emëruar prej dhe tij dhe Kolegji që ti vendosë vulën. Sot debati ishte i fokusuar te kjo cështje, jo detajet e propozimeve konkrete, bëmë të qartë se cdo zgjidhje për administratën dhe kolegjin, s'ka për ti dhënë mundësi shumicës ta bëjë të vetën.

U përpoqëm të administronim bazën e kompromisit të janarit, që cështjet të debatohen me konsensus dhe ai që është mëkatari i madh, kryeministri, është i fundit që mund të flasë për standardet dhe kriteret. Ne kemi bërë propozime për administratën, votimin elektronik, financimin e partive, rinumërimin e votave, rolin e policisë dhe prokurorisë, të gjitha me rekomandimet e OSBE-së. Shumica kërkon të kundërtën. Sot patëm një raport nga ekspertët për propozimet, jemi në gatishmëri për propozimet për sistemin zgjedhor. Por sot ishte nevoja për të rivendosur themelet e konsensualitetit. Shumica u tërhoq nga ato qëndrime.