SpaceX krijon simulimin ‘Crew Dragon’, mundëson përjetimin e një udhëtimi hapësinor nga sytë e astronautit

Kompania SpaceX ka krijuar një simulues të quajtur ‘Crew Dragon’ që të lejon të përjetosh jetën e një astronauti.

Me anë të tij lojëtari mund të praktikojë ushtrimet dhe përgjegjësitë që një punonjës i International Space Station ka.

Loja u paraqet përdoruesëve një kopje dixhitale të kontrollove që astronautët do të përdornin në punën e tyre.

Udhëtimi i vërtetë Crew Dragon për në qendrën ndërkombëtare hapësinore do të nis në 27 maj 2020.

Kapsula me astronautët Douglas Hurley dhe Robert Behnken do të dëgohet në hapësirë me një nga 9 raketat Spacex Falcon.