Shqiptari del jashtë kontrollit/ Lakuriq dhe i dehur grindet me policët

Një i ri shqiptar në Misano Adriatico ka rrezikuar jetën mbrëmjen e së hënës, në orën 23:30, kur është hedhur në det, nudo dhe krejtësisht i dehur.

Pas dhënies së alarmit, 21-vjeçari u shpëtua nga ndërhyrja e karabinierëve, por nuk ishte e lehtë ta bëje të arsyetonte. Përveç sharjeve, i riu u përpoq edhe të sulmonte karabinierët.

Këta të fundit thirrën ambulancën, e cila e transportoi djaloshin në spital.

Pas vizitës në urgjencë është lënë në duart e mjekëve, por edhe është paditur nga karabinierët për rezistencë, duke u hetuar në gjendje të lirë.