Edhe qentë kalojnë në adoleshencë, studimi zbulon pse shokët tanë me 4 putra bëhen të pabindur në këtë fazë

Qentë bëhen më të pabindur ndaj komandave gjatë adoleshencës, ashtu si dhe njerëzit, tregon studimi britanik.

Në eksperimente qentë kishin më shumë gjasa të injoronin komandat që u jepnin kujdestarët dhe ishte më e vështirë t’i trajnoje në moshën 8 muajëshe, gjatë puubertetit.

Pavarësisht se janë më të pamatur, qentë para pubertetit ishin më të bindur ndaj pronarëve se qentë më të rritur.

Skuadra e kërkuesëve që pretendon se është e para që zbuloi prova për sjelljen e qenëve adoleshentë i siguron pronarët se ajo është vetëm një fazë.

Qentë në pubertet shpesh jepen për adoptim apo braktisen nga pronarët për shkak se janë më të pabindur, por nëse pronarët do të vazhdonin tu jepnin dashuri ata do të ndryshonin sërish, ashtu si dhe njerëzit.