Mobiljet e vjetëra me çmime marramendëse, si prodhimet e zinxhirit suedez shiten qindra herë më shumë se më parë

Mobiljet me çmim të përballueshëm të zhinxhirit Ikea janë shumë popullore te familjet dhe pronarët në një buxhet.

Por prodhuesi suedez i mobiljeve ka bërë gjithashtu emër në tregun e mobiljeve të vjetëra.

Ankandet në Britani, SHBA dhe Suedi raportojnë si mobiljet e Ikea-s, të cilat datojnë në 1950-1990, mund të shiten qindra herë më shumë se çmimi origjinal.

Një karrige Skopa është shembulli ideal. Ajo shitej për 6 paundë në 1970 dhe tashmë mund të blihet online për 522 paundë.