Vdes nga Koronavirusi mundësi i Sumo, viktima e parë në Japoni e grupmoshës 20-30 vjeç

Kiyotaka Suetake, i njohur me emrin Shobushi, është mundësi i parë Sumo që vdes nga Koronavirusi.

Japonezi 28-vjeçar u prek nga virusi më 10 prill, teksa që nga 19 prilli ishte në terapi intensive, por nuk ia doli dot të fitojë betejën me virusin, i cili i mori jetën.

Shobushi është mundësi i parë që vdes nga COVID-19 në Japoni, vend ky që ka regjistruar afërsisht 16 mijë të prekur dhe 657 viktima.

Gjithashtu mundësi i Sumo është i pari i grupmoshës 20-30 vjeç që humb jetën në Japoni.