Shëndetësia: Mos i neglizhoni shenjat e sëmundjes COVID-19

Pavarësisht situatës së përmirësuar, është shumë e rëndësishme që qytetarët të ruajnë distancimin fizik dhe higjienën personale, bërti thirrje sot Ministria e Shëndetësisë.

"Bizneset të zbatojnë protokollet e sigurisë për të ruajtur shëndetin e qytetarëve dhe qytetarët duhet të jenë të kujdesshëm të mos neglizhojnë shenjat e sëmundjes COVID-19", thuhej në njoftim.