Twitter i jep leje personelit të punojë nga shtëpia 'përgjithmonë'

Lajm i mirë nëse jeni punonjës në Twitter – se ndoshta nuk do të duhet të ktheheni përsëri në punë, kurrë.

Kompania, e cila është me seli në San Francisko, thotë se fuqia e saj punëtore prej rreth 5,000 njerëzish ka punuar në distancë që nga fillimi i marsit.

Marrëveshja ka funksionuar aq mirë sa që Tëitter thotë se do të ishte e gatshme t'i linte ata të vazhdojnë – nëse pozicionet e tyre të punës e lejojnë këtë.

"Ne u pozicionuam në mënyrë unike ... të lejojmë që njerëzit të punojnë nga shtëpia. Muajt ??e fundit kanë provuar se mund ta bëjmë atë punë.

"Pra, nëse punonjësit tanë janë në një rol dhe situatë që u lejon atyre të punojnë nga shtëpia dhe ata duan të vazhdojnë ta bëjnë këtë përgjithmonë, ne do t’ua bëjmë të mundur,” u tha Jack Dorsey, Shefi Ekzekutiv, punonjësve në një email.

Për punonjësit e tjerë që nuk mund të kryejnë punën e tyre përgjithmonë nga shtëpia, kompania thotë se ka të ngjarë të hapë zyrat e saj deri në fund të vitit, por jo "para shtatorit".

Tëitter ka 35 zyra në të gjithë botën, edhe në New Delhi, Londër dhe Singapor.

Kompanitë si Facebook dhe Google gjithashtu i kanë thënë shumicës së personelit të tyre se mund të punojë nga distanca për muajt e tjerë të vitit 2020.