VIDEO/ Elidor Mëhilli: Pandemia nxorri në pah tiparet e liderëve autoritarë

Elidor Mëhilli, pedagog në Universitetin e New Yorkut në SHBA, ishte i ftuari I Adi Krastës në Syri TV.

Në një intervistë me Skype nga New York, Mëhilli u shpreh për “A-Show” se pandemia ka nxjerrë në sipërfaqe  tiparet e udhëheqësve totalitare.

Mëhilli u shpreh se, "krizat shoqërore kanë efektin që ti theksojnë tiparet autoritare". 

A do duhet të bëjë Shqipëria një dekomunistizim?

"Objektet, ndërtesa, sheshe bëhen debate të forta rreth tyre. Çfarë do të bëjmë me këtë trashëgimi? Po të shikosh arkivat. Kjo është trashëgimia burimore që lenë sistemet autoritare. Kur u hapën në Shqipëri? Kur u bënë publike? Kur u bënë të afërta për studiuesit? U bënë shumë vonë. Nuk mund të them se nuk janë bërë fare, por në krahasim me shtetet e tjera të lindjes është një proces shumë i vonshëm".

Sa i përket bullizmit në komunikimin e kryeministrit Edi Rama dhe autoritarizmit të tij, Mëhilli tha se: "Po ta shikosh përtej tranzicionit, në diktaturë, ajo që quhet "strong man" ka një forvë gravitacionale në politikë. Është Zot. Ka teori të shumta. Autoritarizmi nuk ikën brenda natës. Është pjesë e kulturës së një vendi. Duhet angazhim që mos e personalizojmë gjithmonë fenomenin.

Intervista e plotë: