Adi Krasta rrëfen për herë të parë: Ja si Anjeza Shahini mahniti jurinë e ‘Ethet e të Premtes’

Kur ishte vetëm 15-vjeç, dhe me një bishtalec që e karakterizonte, ajo u shfaq para para jurisë së spektaklit të njohur “Ethet e së Premtes”, ku ishte Adi Krasta prezantues dhe shumë emra të njohur të muzikës dhe ekranit, si Alfred Kaçinari, Shpëtim Saraçi, Zerina Kuke, etj. ishin pjesë e jurisë.

"Dhe kur e pyetën se çfarë do të këndosh, tha 'Whitney Huston'". Bëhet fjalë për një ndër zërat më të spikatur të muzikës shqiptare në vitet e fundit, që ka prekur skenat e mëdha dhe që ka lënë shenjë, këngëtaren Anjeza Shahini, e cila sonte ishte e ftuar në “Krasta Show”, në Syri TV, nëpërmjet “Skype”-t nga Britania e Madhe.

Vetë Krasta kujtoi plot nostalgji momentin e parë, që u përball me Anjezën tek “Ethet e së premtes”, madje duke rrëfyer detaje që nuk ishin bërë publike më parë.

“E këndoi këngën  (Whitney Huston), kuptohet që e këndoi me një muzikalitet shumë të veçantë. Dhe si zakonisht në atë kohë, por edhe tani, ne bashkohemim të gjithë bashkë dhe shkonim në një lokal, pinim ndonjë gotë verë dhe diskutomin për ato çfarë kishin ndodhur, sepse ishte diçka e re, që kishte ndodhur në Shqipëri, për ne ishte diçka e re, për ne ishte një fat i madh që e kemi përjetuar, - theksoi Adi Krasta. - Atë natë të gjithë folëm për zërin, kurse Pali (Kuke), që ishte një njohës i shkëlqyer i personalitetit njerëzor, tha ‘Jo’ . Kishte diçka më shumë, kishte vështrimin, një vështrim të një njeriu, që e di çfarë do të ndodhë, kur perdja e madhe të hapet dhe të jetë përballë publikut”, përfundoi Adi Krasta.