'Problemi më i madh i Coutinho-s është Messi'

Ish-mesfushori i Barcelona-s, Ronald de Boer, ka thënë se Leo Messi është arsyeja për dështimin e Philippe Coutinho-s në Camp Nou.

Karriera e brazilianit ka pësuar një rënie nga momenti i transferimit të tij te katalanasit nga Liverpool në janarin e 2018-ës. “Unë mendoj se Coutinho ishte Messi i Liverpool-it, çdo aksion kalonte nga këmbët e tij”, ka thënë De Boer për talkSport.

“Ai mund të punonte më pak, siç bën Messi me Barcelona-n. Dhe mund ta shikosh sa mirë funksionon loja e ekipit, është si një makinë. Skuadra nuk mund t’i përballojnë dot dy lojtarë të tillë, të ngjashëm”.

“Mendoj se e kemi parë këtë te Barcelona. Është vetëm një lojtar që mund ta bëjë këtë tani  dhe ai është Messi. Unë mendoj se Coutinho është një lojtar i jashtëzakonshëm, por i papërshtatshëm për Barçën dhe mund të bëjë mirë me një skuadër tjetër”.

“Kjo nuk do të thotë se është një lojtar i keq. Nuk do të thotë se nuk je një lojtar u madh nëse luan dot me Barcelona-n. Ndonjëherë nuk i përshtatet stilit tënd të lojës, ndonjëherë është fat i keq që Messi e mbulon atë rol dhe ti duhet të gjesh një pozicion tjetër që nuk të përshtatet”.