Zbulohet identiteti i një prej lojtarëve të prekur me COVID-19 te klubi i Fiorentinës

Pak ditë më parë, klubi i Fiorentinës njoftoi se 3 futbollistë të tyre kishin rezultuar pozitiv me koronavirus, megjithëse ata nuk zbuluan emrat  e lojtarëve të infektuar me këtë virus.

Mirëpo ditën e sotme programi “Cien Por Ciento Deporte (Sport 890)” zbuloi se njëri prej tyre është Martin Caceres.

Në këtë mënyrë, "Pelado" bëhet futbollisti i dytë uruguaian i infektuar me koronavirus. I pari ishte Leandro Cabrera, i cili luan për Espanyol, që fatmirësisht tashmë është shëruar.

Caceres është në gjendje të mirë dhe është izoluar në shtëpi nën kujdesin e mjekëve të klubit “violë”.