Teatri dhe Kanabisi/ Manjani për A-Show: Ja pse Rama huton shqiptarët me disa skandale njëkohësisht

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, i ftuar në A-Show, nuk e ka quajtur një rastësi faktin që Rama hedh për konsum njëkohësisht disa skandale apo çështje, siç po bën tani me Teatrin dhe legalizimin e kanabisit.

 ‘Të dyja këto pikëpamje qëndrojnë. Nuk është vetëm kanabisi dhe teatri, por janë shumë ngjarje që u hidhen opinionin publik për ti mbajtur në suspancë.

Është pjesë e taktikës politike të Edi Ramës. I hedh në mënyrë të menjëhershme, dhe jo më kot.

Taktika qëndron, Nuk është teori është realitet.

Në këto 7 vite kemi pasur dy tre ngjarje që opinion public të lodhet.

Po të jetë vetëm një çështje opinion public të mbyt.

Është një taktikë për të shmangur vëmendjen.

Vëmendja është që të ketë sa më shumë çështje, skandale ose të ngjarjeve që tentojnë të shfokusojnë vëmendjen.

Kjo edhe që të çoorientojnë poltikën.

Dhe të qeverisin në perjetësi. Këtu janë shenjat e paradiktaturës.’