Rritet numri i viktimave me Covid-19 në Francë

Në 24 orët e fundit në Francë janë raportuar 348 viktima nga koronavirusi i ri (COVID-19), duke e rritur numrin e përgjithshëm të vdekjeve në vend në 26.991.

Gjithashtu 2.478 persona të tjerë janë testuar pozitiv ndaj koronavirusit, duke e rritur në 213.662 numrin e përgjithshëm të të infektuarve me këtë virus.

Ndërsa numri i pacientëve të shëruar nga koronavirusi aktualisht është 57.785, pasi 1.118 pacientë të tjerë u shëruan dhe u lëshuan në shtëpi.

Sipas të dhënave të fundit të raportuara në 24 orët e fundit, në Francë është regjistruar një rritje e numrit të vdekjeve krahasuar me ditën e djeshme.

Ndërkohë, ministri francez i Mbrojtjes, Florence Parly, ka njoftuar se numri i të infektuarve me COVID-19 në ushtrinë franceze është rritur në 1.771.