Manjani për A-Show: Socialistët nuk e duan Veliaj, Rama po e prezanton me dhunë si në aktin e shembjes së Teatrit

Në bisedën e tij në A-Show në Syri Tv përballë moderatorit Adi Krasta, ish-ministri I Drejtësisë duke u ndaluar te kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj, në rolin që ky i fundit po luan në prishjen e TK, e quan këtë të fundit si një përdorje të dhunshme të Ramës, ndërkohë që socialistët nuk e duan Veliajn.

‘Do të më zhgënjente edhe më shumë nëse këtë akt do ta çonte deri në fund artisti Edi Rama.

Ne kemi pikëpamjet të ndryshme edhe në qeverisje, Por nuk e kam besuar, dhe nuk do e besoj kurrë që një djalë i rritur mirë, të arrijë të përfundojë në këtë barbari.

Nëse do ta çonte deri në fund do më zhgënjentë rëndë.

Është mirë të ndahemi politikisht me politikën e Edi Ramës.

Por te aktet e barbarisë e kalon mandatin,

Këtu është shumë më shumë se kaq

Nuk ka socialistë që e duan Erion Veliaj, Por duhet prezantuar me dhunë nëpërmjet këtyre akteve.’’