‘Iu errësua ngjyra e lëkurës’/ Ja çfarë ndodhi me 2 mjekët kinezë të infektuar me koronavirus

Mjeku kinez, Dr Yi Fan u infektua me COVID-19 ndërsa kujdesej për pacientët e sëmurë në një spital në Wuhan.

Një nga shenjat që koronavirusi dha tek ai, ishte ndryshimi i ngjyrës së lëkurës.

Tashmë, një zëdhënës i spitalit, u shpreh se ngjyra jo normale e lëkurës së doktorit Yi gjatë shtrimit në spital, është shkaktuar nga një antibiotik që atij i aplikuan gjatë trajtimit për virusin.

Ndërkohë kolegu i tij, doktori Hu Weifeng, që gjithashtu pa t’i errësohej ngjyra e lëkurës pasi rezultoi pozitiv me koronavirusin, gjendet i shtruar ende në spital por edhe ai drejt përmirësimit.

Sakaq, Profesor Duan Jun, nëndrejtor i Departamentit të Kujdesit të Mjekësisë, në spitalin e Miqësisë Kinë-Japoni, u shpreh se dy kolegët e tij janë trajtuar me antibiotikun e njohur si Polymyxin B.

Ai beson se ky ilaç ka shkaktuar hiper-pigamentim në trupin e mjekëve, por gjendja e tyre ka filluar të përmirësohet.