Manjani për A-Show: Prishja e TK akt barbar, shqiptarët duhet të ndahen politikisht nga Rama

I ftuar në ‘A-Show’ në Syri Tv, ish-ministri I Drejtësisë Ylli Manjani, e ka cilësuar si barbare aktin që po ndërrmerr qeveria Rama për të shëmbur Teatrin Kombëtar.

Fillimisht Manjani u ndal te pandemia dhe se si ai I ka parë masat e qeverisë Rama.

Pandeminë në kuptimin e ruajtjes shëndetësore e kam përjetuar mirë, pork am përjetuar keq mungesën e lrisë, të hapësirave, të qarkullimit.

Kur dikush të kufizon ndihesh i revoltuar.

Nëpërmjet Faucit dhe Piperos preferoj më shumë Piperon se e kam mik.

Por këto masa kanë qenë dhe mbeten të ekzagjeruar, krejtësisht prematurë, si muzika që i bie me vesh pa partiturë.

Seose nuk është provuar dhe justifikuar se virusi punoka me orare.

Nuk kemi asnjë pikë takimi me botën as në kuptimin politik, social dhe llogjik.’

Ndërsa u ndal të Teatri, Manjani, e ka cilësuar si një çështje e cila hidhet vazhdimisht nga Rama në qarkullim disa herë për të shfokusuar vëmendjen e publikut, për ta çorientuar.

Madje duke shtuar se jo rastësisht edhe kanabisi hidhet si çështje nga Rama pikërisht me Teatrin.

‘Të dyja këto pikëpamje qëndrojnë. Nuk është vetëm kanabisi dhe teatri, por janë shumë ngjarje që u hidhen opinionin publik për ti mbajtur në suspancë.

Është pjesë e taktikës politike të Edi Ramës. I hedh në mënyrë të menjëhershme, dhe jo më kot.

Taktika qëndron, Nuk është teori është realitet.

Në këto 7 vite kemi pasur dy tre ngjarje që opinion public të lodhet.

Po të jetë vetëm një çështje opinion public të mbyt.

Është një taktikë për të shmangur vëmendjen.

Vëmendja është që të ketë sa më shumë çështje, skandale ose të ngjarjeve që tentojnë të shfokusojnë vëmendjen.

Kjo edhe që të çoorientojnë poltikën.

Dhe të qeverisin në perjetësi. Këtu janë shenjat e paradiktaturës.’

Manjani u ndal edhe te kryetari i Bashkisë që është pjesë e sipërmarrjes për të shembur Teatrin.

Lidhur me kryetarin e Bashkisë së Tiranës teatri mund ta zhbëjë në këtë rast.

Pikëpamja e imja është kjo.

Njerëzit barbarë shkatërrojnë gjithçka, nuk dua të lënë asgjë nga e shkuara, as për të ardhmen.

Kurse qytetaria bën të kundërtën, e konservon, e përmirëson. Përse shoqëritë e civilizuara e ruajnë, pikërisht te fakti se mbajnë trashgimitë.

Do të më zhgënjente edhe më shumë nëse këtë akt do ta çonte deri në fund artisti Edi Rama.

Ne kemi pikëpamjet të ndryshme edhe në qeverisje, Por nuk e kam besuar, dhe nuk do e besoj kurrë që një djalë i rritur mirë, të arrijë të përfundojë në këtë barbari.

Nëse do ta çonte deri në fund do më zhgënjentë rëndë.

Është mirë të ndahemi politikisht me politikën e Edi Ramës.

Por te aktet e barbarisë e kalon mandatin,

Këtu është shumë më shumë se kaq

Nuk ka socialistë që e duan Erion Veliaj, Por duhet prezantuar me dhunë nëpërmjet këtyre akteve.’