Premtimi i Laportas: Nëse zgjidhem president i Barcelonës, do të kthej Guardiolën!

Joan Laporta premton se nëse zgjidhet në krye të Barcelonës vitin e ardhshëm, do të rikthejë në skuadër trajnerin, Pep Guardiola.

57 vjeçari, i cili ka qenë president i katalanasve për 7 vite (ishte në krye kur Guardiola u promovua nga ekipi i të rinjve në skuadrën e parë, pas largimit të Frank Rijkard) njoftoi kandidaturën e tij për të zëvendësuar Josep Bartomeun, i cili do ta mbyllë udhëheqjen e tij në vitin 2021.

Pezullimi dyvjeçar i Manchester City-t nga UEFA për thyerjen e rregullave të Fair Play-t Financiar ka lënë disa në pikëpyetje për të ardhmen e Guardiola si trajner, por ai ka premtuar se do të qëndrojë te Cityzens edhe sezonin e ardhshëm.

Guardiola pati sukses të pakrahasueshëm pasi u emërua nga Laporta në krye të Barcelonës, ??duke fituar tre tituj të La Ligas radhazi dhe duke ngritur trofeun e Champions League si në 2009 ashtu edhe në 2011.

“Do të isha shumë i kënaqur nëse do të kisha Pepin përsëri, por ai është te City tani dhe është një vendim që do t’i përkasë atij. Ai është një pikë referimi për të gjithë ata që janë të lidhur me Barcelonën dhe unë mendoj se shumë tifozë do të entuziazmoheshin nëse ai do të kthehej në klub. Unë po punoj për kandidaturën time. Kam qenë president i klubit më parë dhe do të doja të merrja përsëri atë rol. Situata te Barça vitin e ardhshëm do të jetë dramatike dhe ne do të duhet t’i kthejmë gjërat si më parë.”

Laporta ka përmendur edhe mundësinë e afrimit të ish-mesfushorit të Barcelonës, Xavi, i cili aktualisht është në krye të Al Sadd në Katar.

“Xavi tashmë është trajner dhe ai do të vendosë kur është koha e duhur që ai të jetë trajneri i Barçës. Trajnimi i shokëve të ekipit me të cilët ai ka luajtur nuk mund të jetë i lehtë. Ai e di kur është koha e duhur.”