Reali dhe Barça në luftë për të transferuar yllin e Bayernit

Kingsley Coman është emri i ri që qarkullon prej kohësh në axhendat e dy superklubeve spanjolle Barcelonës dhe Realit të Madridit.

Anësori francez i sulmit të Bayernit pëlqehet nga shumë klube në Europë por mesa duket dy gjigantët spanjollë janë në avantazh për të marrë shërbimet e Coman gjatë merkatos së verës.

Në garë për Coman është edhe Manchester City i Pep Guardiolës, por vetë lojtari preferon kalimin në Spanjë.