Drejtori sportiv i Laipzig, Markus Krosche mohon marrëveshjen me Milot Rashicën

Markus Krosche  ka mohuar zërat se Laipzig tashmë kishte arritur akordin për trasnferimin e sulmuesit të Werder Bremen, Milot Rashicën.

Në mediat gjermane “Bild”,  ditën e sotme qarkulloi lajmi se Rashica kishte arritur akordin paraprak me klubin e gjerman, por po në këtë media doli dhe lajmi i përgënjeshtrimit.

“Miloti është një futbollist interesant. Por ka dhe futbollistë të tjerë më interesantë. Si gjithmonë ne shqetësohemi për të ardhmen e skuadrës. Gjithsesi ne jemi të përqendruar te rifillimi i kampionatit për momentin,” deklaroi Krosche për “Bild”.

Milot Rashica ka zhvilluar një sezon shumë të mirë me Werderin dhe ka tërhequr vëmendjen e shumë klubeve të rëndësishme ndër të cilët edhe Liverpooli, por mbetet të shihet se çfarë do behët deri  në verë.