Kader mëson diçka tronditëse për nënën e saj, nesër në ‘Lule të vetmuara’

Gynej takohet me Songylin dhe i premton se do flasë me prindërit e tij. Kader mëson se nëna e saj e ka gënjyer. Banu ndodhet në Stamboll dhe po ndahet nga bashkëshorti i saj. Avokati i Sedatit i kërkon Kaderit të dëshmojë se është vajza e Banus.

Kader shkon në shtëpinë e Banus por kjo e fundit nuk ia hap derën. Kader njihet me një djalë të ri. Neriman i kërkon Banus ta zgjidhë këtë çështje në të kundërt karriera e saj merr fund. Gynej i tregon Defnes historinë e nënë së Meralit.

Defne vendos të hakmerret duke përdorur këtë sekret. Meral shkon në lokalin ku punon Seherin dhe i thotë pronarit se do ia kthejë borxhin. Ajo këndon në vend të nënës së saj. Seher tronditet kur sheh të bijën duke kënduar dhe e largon Meralin nga skena.

Seher dhe Meral bëjnë plan të arratisen bashkë. Meral dhe Songyl kthehen në konvikt para se t’i zbulojë Nerimani. Mesude i jep Nazanit diskun e Kemalit./revistawho