LSI me Ramën? KURRË! Petrit Vasili reagon ndaj deklaratës së Ramës

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, i është përgjigjur flakë për flakë diversionit të bërë nga kryeministri Rama që sot tha se nuk do bënte koalicion me LSI-në, duke përjashtuar absolutisht një mundësi të tillë në të ardhmen.  

‘Edi Rama është i dashuruar, i përdorur dhe i kapur nga narkotrafikantët dhe oligarkët kundër popullit të tij.

LSI është dhe do të jetë përgjithmonë vetëm e vetëm me popullin, përballë dhe kundër Edi Ramës, narkotrafikantëve dhe oligarkëve.

Ditë tronditëse e presin Edi Ramën, tashmë të vetmuar të braktisur edhe nga klientët e vet të drogës dhe PPP-ve.

Limoni i shtrydhur të njëjtin fund ka pasur gjithmonë.

Edi Rama e humbi edhe kohën për të ikur...!