Ndërron jetë nga Covid-19 ish-oficeri i Bazës së Pashalimanit

Ish-oficeri i Bazës së Pashalimanit, Stefan Miho ka ndërruar jetë për shkak të Koronavirusit.

Lajmin e humbjes së tij e ka ndarë fillimisht vëllai i tij, Aleko Miho, pedagog në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, ndërsa ish-oficeri ka ndërruar jetë në një prej spitaleve të Athinës.

“U përpëlit me të për rreth dy muaj, ku një muaj ishte në terapi intensive, në spitalin Sotiria në Athinë, por nuk ja doli dot! Ishte rreth moshës 80-vjeçare, por i fortë, kujdesej shumë për jetën, edhe si ish ushtarak marine. Përfitoj nga rasti të shpreh mirënjohjen për gjithë përpjekjet e stafit spitalor për ta mbajtur në jetë”, shkruan Aleko Miho.

Miho ka punuar për mbi 35 vite në Flotën Luftarake Detare në Pashaliman dhe Vlorë, deri sa doli në pension.