Igli Tare po bëhet gati për të transferuar futbollistin e Barcelonës

Lazio është e interesuar për transferimin e mesfushorit të Barcelonës, Ivan Rakitic.

Siç raporton e përditshmja katalanase “Sport”, kroati pritet të largohet nga Camp Nou në fund të sezonit, ndërsa karrierën sipas të gjitha gjasave do ta vazhdojë në Serie A.

Rakitic ka qenë i lidhur me një transferim te Interi dhe Juventusi, por tani garës i është bashkuar edhe Lazio.

Kryeqytetasit kanë kontaktuar Barcelonën për mundësinë e transferimit të Rakitic. Vlera e kroatit në treg është rreth 20 milionë euro dhe Lazio është e gatshme ta paguaj.