Arrestohen burrë e grua, sekuestrohen 2 500 mijë rrënjë kanabis

Në Peqin, Policia ka sekuestruar 2500 rrënjë kanabisi në fshatin Pajovë ndërsa ka vënë në pranga një burrë dhe një grua.

Burime për Faxëeb.al bëjnë me dije se të arrestuarit janë gruaja me inicialet V.M., dhe burri  M.Kulla.

Kanabisi është gjetur në një zonë malore të fshatit Pajovë ndërsa është sekuestruar në cilësinë e provës materiale.