Kufijtë e Europës pritet të hapen së shpejti

Nga Paul Ronzheimer dhe Ralf Schuler, BILD

Kufijtë e BE mund të hapen së shpejti përsëri!

BILD mësoi: Kancelarja Angela Merkel bisedoi me presidentin francez, Emmanuel Macron dhe kancelarin e Austrisë, Sebastian Kurz për çështjen e kufirit.

Sipas informacioneve të BILD nga Ministria e Brendshme, do ketë një hapje graduale të kufirit, e cila mund të shpallet këtë javë. Sipas kësaj, kontrollet në kufijtë gjermanë do shndërrohen në mostra të rastit. Nga 15 qershori, nuk do ketë fare kontroll kufitar.

Merkel: Me faza drejt normalitetit të Shengenit

Kancelarja Merkel tha përpara kabinetit në mëngjes se shpresonte që të kthehej normaliteti me Francën në qershor. Franca, që ka një numër vdekjesh konsiderueshëm më të lartë se Gjermania, aktualisht nuk është e gatshme, por shpreson më parë për një lehtësim të vogël të kalimit kufitar në dy faza. E njëjta gjë vlen për vendet e tjera

Komisioni i BE: Hapje me kujdes

Plani gradual i hapjes përkon me një propozim që Komisioni i BE planifikon ta paraqesë të mërkurën. Sipas një drafti të parë nga BILD, pengesat duhet të hiqen fillimisht mes shteteve me numër të ngjashëm infeksionesh

Autoritetet paralajmërojnë për një qasje të kujdesshme. Kjo mund të sjellë një rritje të papritur të infeksioneve përsëri. Qëllimi mbetet që të rivendoset liria e lëvizjes në të gjithë zonën Shengen.

Në veçanti Austria ka bërë presion masiv gjatë javëve të shkuara pasi kishte frikë nga humbjet e mëdha në turizëm. Kancelari Kurz ka brë fushatë të fuqishme për hapjen e kufijve.