Ndarja nga jeta e Gudar Beqirajt - Briken Çalja flet në ' SyriTV': Sporti humbi një emblemë!

Ditën e djeshme u nda nga jeta, Gudar Beqiraj, një nga kontribuesit më të mëdhenj në sportin e peshëngritjes.

Beqiraj ka lënë gjurmët e tij në sport dhe në arsim dhe në shkencë. Ndarja e tij nga jeta erdhi pikërisht në ditën kur do të mbushte 72 vjeç, ndërkohë që vlerësimet për figurën e tij nuk do të mungojnë asnjëherë.

Gudar Beqiraj ka ushtruar në rininë e tij sportin e peshëngritjes, ndërkohë që drejtojë federatën e peshëngritjes nga viti 1992 e deri në vitin 2000. Ai njihet si një nga mbështetësit më të mëdhenj të peshëngritësve si Erkand Qerimaj e Briken Çalja.

Pikërisht, ky i fundit në një lidhje direkte në “Syri TV” me gazetaren Enkeleda Zeko foli mbi marrëdhënien e tij me profesor, Beqirajn.

“ Sporti humbi një emblemë, një figurë, ku të gjithë mbështesin kokën, një njeri që dinte të bënte vetëm mirë. Më ka ndenjur gjithmonë afër, është një idhull për mua dhe ka bërë gjithçka për sportin e peshëngritjes. Nuk dinte të bënte keq, besojë janë të rrallë njerëzit si ai. Të qëndronte pranë si në momente të mira edhe në momente të këqija. Takoheshim shpesh me njëri-tjetrin dhe flisnim për peshëngritjen.

Koha e izolimit: Situata ka ndikuar dhe tek mua pasi nuk është normale. Ndikojë padiskutim dhe shtyrja e lojërave olimpike, por kjo nuk duhet të na ndali, duhet të kthehemi më të fortë.

 Nuk e kam ndërprerë për asnjë sekondë stërvitjen dhe besoj se kur të kthehem do të thyej rekordin Europian.