Ish-futbollisti i Real Madridit arrestohet nga policia, pjesë e trafikut të drogës

Ish-lojtari i Real Madridit, Edwin Congo është arrestuar nga policia pas një operacioni kundër një rrjeti të trafikut të drogës.

Sipas gazetarit të “La Sexta”, Manuel Marlasca kolumbiani është kapur së bashku me dhjetë persona të tjerë.

Ai dyshohet sa ka qenë pjesëmarrës në trafik ndërkombëtar të drogës, në këtë rast të kokainës.

Congo ka qenë pjesë e Real Madridit nga viti 1999-2000 ndërsa ka luajtur edhe për disa skuadra të tjera të La Ligas.