Koronavirusi/ Mbi 50% e pacientëve janë infektuar nga persona asimptomatikë

Më shumë se gjysma e njerëzve të infektuar me koronavirus janë infektuar nga persona asimptomatikë. Studimi i ri, sugjeron se personat që nuk kanë shfaqur asnjë simptomë të Covid-19, janë pikërisht personat prej të cilëve u përhap më në masë pandemia.

Studiuesit irlandezë përmblodhën të dhënat e 17 studimeve botërore, për të parë mënyrën e trasmetimit të koronavirus.

Sipas tyre, rreth 35-80% të rasteve janë trasmetim virusi nga asimptomatikët të cilët nuk e kishin idenë që ishin infektuar.

Duhen rreth 6 ditë përpara se një person të shfaqë simptoma të infektimit të Covid-19. Në këto ditë, pacientët gjithsesi mbeten trasmetues të virusit. Duke mos patur simptoma, këta persona mund të mos jenë treguar të kujdesshëm dhe rrjedhimisht kanë trasmetuar virusin tek të afërmit apo personat që kanë patur kontakt. Ekspertët besojnë se madhësia e vërtetë e pandemisë, e cila ka goditur mbarë botën, mund të jetë disa herë më e larta nga sa mendohet. Duke u nisur nga mungesa e testimit dhe pacientëve asimptomatikë, sipas studiuesve shifrat reale mund të jenë shumë më të larta.

Deri tani, në të gjithë botën regjistrohen mbi 4,3 milionë të infektuar dhe rreth 290 mijë viktima.