Gaxha: Kombëtarja? Akoma nuk e kam zgjedhur se me kë do luaj!

Futbollisti shqiptar, Leandro Gaxha po zhvillon paraqitje të shkëlqyera te skuadra U23e Sheffield United në Angli.

Së fundmi, Gaxha ka dhënë  një intervistë në” Fan Zone”, ku theksoi se ende nuk ka vendosur se me cilën kombëtare do të luajë ndërsa shpreson të kalojë sa më shpejt te skuadra e parë e Sheffield United.

“Unë kam luajtur me 15-vjeçarët e Irlandës, më pas kam marrë një ftesë nga trajneri Nevil Dede dhe vendosa të provoj një eksperiencë me fanellën kuqezi. Nuk e di për të ardhmen çfarë do të ndodhë dhe nuk e kam zgjedhur me cilën kombëtare do luaj, pasi edhe Irlanda më ka ndihmuar shumë dhe më kanë bërë ftesë”.

“Idhulli im është Steven Gerard, ndërsa në Kombëtare kam shumë qejf Armando Sadiku, do kisha qejf të luaja për Liverpoolin. Më pëlqen të luaj në qendër të sulmit”.

“Nëse do kualifikohej në Ligën e Kampionëve, do ishte diçka shumë e mirë për Shefielld United. Në Premier League kanë fituar ndaj Arsenalit dhe skuadrave të tjera të mëdha”.

“Broja është një lojtar shumë i mirë dhe atij i uroj shumë suksese për të ardhmen.”, u shpreh Gaxha.